KUIZI I DITURISË 1.2.3 FILLO NË RTK-Ë

KUIZI I DITURISË 1.2.3 FILLO NË RTK-Ë

Kuiz i lehtë, me karakter argëtues e njohës.

Gjendja dhe prespektivat e sistemit arsimor me rezultate tejet modeste me ngecje të theksuara.Kjo vërehet qartë, derisa në vendet e perendimit për arsim shpenzohet 5.5 deri 6 përqind e të hyrave kombëtare ,në Kosovë kjo shumë, nuk kalon 3.5 përqind. Në vendin tonë ka akoma shumë punë për të bërë, ngase një pjesë e mësimdhënësve vazhdojnë me planprogramet e vjetra, ndërsa disa të rinjë të trimruar për ndryshimet në sistemin arsimor, parapëlqejnë reformen dhe vazhdojnë të zabtojnë atë, pa qenë edhe vetë të trajnuar për një gjë të tillë. Jemi dëshmitar se intersimi i nxënsëve për mësim ka rënë në mënyrë drastike nëpër shkollat fillore dhe ato të mesme. Në këtë ndikojnë një vargë faktorësh, si moskujdesi i duhur i prindërve, interneti, lojrat ndryshme elektronike, serialet televizive, bastoret sportive dhe pa harrur stimulimin e punëtorve të arsimit i cili është fare modest.Gjithsesi, arsimi është një problem me shumë të panjohura. Ai do ta shoqërojë ende për një kohë, ndoshta përgjatë gjithë tranzicionit tone (!)

RTK ka ndermarrë diqka për të shpëtuar brezat e ardhshem nga një krizë dhe amulli në të cilen po kalon sisitemi arsimor në Kosovë.Ajo sot falë emisionit të saj kuizi i dituris “1.2.3 fillo” po bënë të mundur që të gjitha shkollat e kosovës të bëjnë gara për ngritjen e nivelit të arsimit.”Nuk duhet harruar ne kemi nxënës të shkëlqyeshëm, të rinjë të zgjuar, arsimtar që e duan punën dhe i kryejnë me sinqeritet detyrimet e tyre”, tha Agim Kallaba përfaqsues i shkollës fituese “Metush Krasniqi”. Profesori Kallaba më tej shtoi se “Me këtë e dëshmuam se ne mund t’i arrijmë të tjerët, madje edhe t’ua kalojm”.Qëllimi i këtij telekuizi nuk është vetëm nxënësi por i dedikohet edhe arsimtarve të cilët dëshirojnë ti qasën më aktivisht mësimit. Kuiz i lehtë, me karakter argëtues e njohës, realizohet në studio, me prezencë të auditorit fëmijë – nxënës nga shkollat garuese me autor Gazmend Kajtazi dhe prezentuese Manushaqe Kryeziu. /Besim MORINA

SKAMJA

SKAMJA

Kafshatë që s’kapërdihet

Në një kohë kur dëshirat egoiste janë idhujtarizuar, kur plagët e shoqëris shihen me indiferentizëm e quditërishtë jeta vazhdon! Shumë studentë ndërprsin studimet mu për arsye të kushteve të kqija, e disa prej tyre detyrohen që përkosishtë t’i ndërpresin ato dhe të punojnë diku për të siguruar një kafshatë buke për vete e familjen, e raste të ngjashme në Kosovë edhe shum vite pas lufte ka mjaftë.ktheheshim nga Fakultti Ekonomik e në pushimorën pranë Bibliotekës pamë një djalosh të ri, i cili kishte një fytyrë të zverdhur dhe një shikim habitës, e kjo na bëri të kuptojmë se ai qëndronte si një statujë, vetëm si trup fizik e mendja e shpirti i tij ishin përqendruar gjetkë.Moti ishte tepër i nxetë, por në trupin e tijë një hije ra, ngase qielli lartë ishte mbuluar me re të zeza dhe të palëvizshme. Gjatë atij ëndërrimi të shkurtër ai sikur fluturonte me fantazinë e tij, e megjithate edhe kjo fantazi ishte e kufizuar . Si duket nuk kishte kushte të mira jetese , ishte i dobët me shëndet , por ishte i pasur me virtyte. Nostalgjija për të ditur më shumë për atë njeri na shtyri t’i bëjmë pyetje vetës se mos vallë ky njeri është nuhatës i gjërave të jashtëzakonshme, apo mos është nga ata që thithin tymin e vdekjes, ku i kan mbetur ditët e numëruara në kalendar. Kjo duhej të ishte dita e fundit e jetës së tij! Po e mbyste vetën në mendime. Ju afruam me shkas duke e pytur se nga vinte dhe kush ishte. Papritmas e humbi edhe atë pak buzëqeshje të rreme dhe u terhoq në vete me dhimbje të thellë. Vinte nga rrethi i Prizrenit. Ishte student i Fakultetit Ekonomik. Vdekja e babait u reflektua thellë në jetën e tij. Qysh në moshën e re duhej të kujdesej për familjen. Edhe pse i mbetur jetim ndonëse i lënduar dhe i pikëlluar nga të gjitha ato fatkeqsi dhe dallgët furishme të luftës që kishin lën gjurmët , prap syt e tij të zjarrt tregonin se kishte një vullnet prej qeliku për të studiuar. Mbante në dorë një libër , ku me mundë të madhë kishte kursyer para për ta blerë . Kishte pot ë njejta dëshira si studentët e tjerë, por varfëria thuajse i kishte diktuar rrugët e jetës . Herë-herë zinte një trishtim i pa kufishëm dhe një dhimbje të thellë ndjente në shpirtë.

Besim Morina

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.