SKAMJA

SKAMJA

Kafshatë që s’kapërdihet

Në një kohë kur dëshirat egoiste janë idhujtarizuar, kur plagët e shoqëris shihen me indiferentizëm e quditërishtë jeta vazhdon! Shumë studentë ndërprsin studimet mu për arsye të kushteve të kqija, e disa prej tyre detyrohen që përkosishtë t’i ndërpresin ato dhe të punojnë diku për të siguruar një kafshatë buke për vete e familjen, e raste të ngjashme në Kosovë edhe shum vite pas lufte ka mjaftë.ktheheshim nga Fakultti Ekonomik e në pushimorën pranë Bibliotekës pamë një djalosh të ri, i cili kishte një fytyrë të zverdhur dhe një shikim habitës, e kjo na bëri të kuptojmë se ai qëndronte si një statujë, vetëm si trup fizik e mendja e shpirti i tij ishin përqendruar gjetkë.Moti ishte tepër i nxetë, por në trupin e tijë një hije ra, ngase qielli lartë ishte mbuluar me re të zeza dhe të palëvizshme. Gjatë atij ëndërrimi të shkurtër ai sikur fluturonte me fantazinë e tij, e megjithate edhe kjo fantazi ishte e kufizuar . Si duket nuk kishte kushte të mira jetese , ishte i dobët me shëndet , por ishte i pasur me virtyte. Nostalgjija për të ditur më shumë për atë njeri na shtyri t’i bëjmë pyetje vetës se mos vallë ky njeri është nuhatës i gjërave të jashtëzakonshme, apo mos është nga ata që thithin tymin e vdekjes, ku i kan mbetur ditët e numëruara në kalendar. Kjo duhej të ishte dita e fundit e jetës së tij! Po e mbyste vetën në mendime. Ju afruam me shkas duke e pytur se nga vinte dhe kush ishte. Papritmas e humbi edhe atë pak buzëqeshje të rreme dhe u terhoq në vete me dhimbje të thellë. Vinte nga rrethi i Prizrenit. Ishte student i Fakultetit Ekonomik. Vdekja e babait u reflektua thellë në jetën e tij. Qysh në moshën e re duhej të kujdesej për familjen. Edhe pse i mbetur jetim ndonëse i lënduar dhe i pikëlluar nga të gjitha ato fatkeqsi dhe dallgët furishme të luftës që kishin lën gjurmët , prap syt e tij të zjarrt tregonin se kishte një vullnet prej qeliku për të studiuar. Mbante në dorë një libër , ku me mundë të madhë kishte kursyer para për ta blerë . Kishte pot ë njejta dëshira si studentët e tjerë, por varfëria thuajse i kishte diktuar rrugët e jetës . Herë-herë zinte një trishtim i pa kufishëm dhe një dhimbje të thellë ndjente në shpirtë.

Besim Morina

Post a comment or leave a trackback: Trackback URL.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: